Si ta ndihmoni fëmijën të marrë zakone të shëndetshme

Edukimi i fëmijëve presupozon, ndër të tjera, një qëndrim të koordinuar të vetë prindërve ndaj fëmijëve por edhe në marrëdhëniet e tyre. Një nga metodat mbizotëruese të mësimit, të përdorura nga fëmija që në moshë shumë të vogël,  është të imitojë sjelljet e të rriturve dhe veçanërisht të njerëzve që kujdesen për ta.

Pra, në lidhje me zakonet e të ngrënit që fëmija do të marrë, vetë prindërit dhe zakonet e tyre të ngrënies luajnë një faktor kryesor.

Kështu, me rastin e rritjes së niveleve të mbipeshes tek fëmijët dhe adoleshentët, është e rëndësishme që prindërit të marrin masa të caktuara për të parandaluar dhe trajtuar sjellje jo të shëndetshme të ngrënies.

Çfarë mund të bëni?

Mos u tregoni shumë të rreptë me ushqime jo të shëndetshme

Sigurisht nuk është mirë të hani ëmbëlsira, biskota, patate të skuqura dhe pica gjatë gjithë kohës dhe të pini pije freskuese, por gjithashtu nuk është mirë të ndalohet me të bërtitura. Siç dihet,diçka e ndaluar është më tërheqëse.Prandaj herë pas here lërini t’I shijonë ato. Në këtë mënyrë ata do të ndihen të lirë dhe nuk do të bien në grackën e konsumimit edhe më të ushqimit sepse nuk u lejohet.

Përgatitni meze të vogla

Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm, ai mund të ta rregullojë ose prishë ditën. Mos harroni t’i jepni vakte të vogla, të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese, siç është pureja e e bananes!

Një pjesë e vogël e sallatës, e nevojshme

Një rregull tjetër për ushqimin e duhur është që duhet të ketë një sallatë në çdo vakt, veçanërisht në vaktet kryesore. Fëmijët kanë nevojë për fibra dhe vitamina dhe është mirë të mësojnë që në moshë të vogël se sallata është thelbësore në vaktet e tyre. Kjo do t’i ndihmojë ata të kontrollojnë peshën e tyre, të kenë një sistem imunitar më të fortë dhe të jenë të shëndetshëm./albeu.com


Shtuar 26.05.2021 17:07

Tags: ,