Dje ka filluar ora dimërore dhe megjithëse tani kemi më shumë kohë për të fjetur, fakti është se çdo lëvizje e orës ndikon në shëndetin fizik dhe mendor.
Për t’ju ndihmuar të përshtateni, praktikoni këshillën e mjekut.
1. Kini kujdes kur shkoni për të fjetur
Ruajtja e një ritmi të rregullt të gjumit është shumë e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm, kështu që edhe ky ndërrim prej një ore do të ketë efekt në trup. Mbani një ritëm të të shkuarit në shtrat dhe të ngritjes, në mënyrë që trupi të përshtatet me ndryshimin.
2. Shkoni për një shëtitje
Qëndrimi në rrezet e diellit stimulon trupin, kështu që do t’ju ndihmojë të luftoni përgjumjen ose rraskapitjen. Dielli gjithashtu na ndihmon të sintetizojmë vitaminën D, e cila është e rëndësishme për imunitetin .
3. Mos e teproni me kafen
Mund të kërkoni një filxhan shtesë për t’u zgjuar, por nuk duhet ta teproni me kafeinën, trupi do të mbistimulohet dhe nuk do të mund të bini në gjumë, gjë që do të prishë më tej ritmin.
4. Mos ushtroni
Tingëllon e pazakontë, zakonisht ushtrimet na mbushin me energji, janë të mira për humorin , ruajtjen e peshës trupore dhe shëndetin e sistemit kardiovaskular. Por, disa orë para se të flini, nuk duhet të merreni me aktivitet fizik, sepse do t’i dërgojë trupit sinjalin e “gabuar” për të qëndruar zgjuar. /G.D albeu.com/