Një autokolonë misterioze prej katër automjetesh, kalon mbi lumin e ngrirë Ob në mesnatën e 16 shkurtit. Ai përbëhet nga dy makina patrullimi, një sedan gri dhe një minibus UAZ me dy vija të dallueshme jeshile anash që tregojnë se i përket FSIN, Shërbimit Federal të Burgjeve të Rusisë.
Mjetet lëvizin me shpejtësi më të ngadaltë se disa makina të tjera në rrugë.
Në videon e publikuar nga një media e pavarur ruse, shihet kolona duke lëvizur në të vetmen rrugë që lidh Labitnangi (qyteti më i afërt me koloninë penale “Ujku Polar”, ku Alexei Navalny kreu një dënim) për në Salekhard, në Siberinë veriore, i cili ndodhet rreth 50 km larg burgut.
Pas një hetimi të gjerë që përfshinte rishikimin e pamjeve që përmbajnë disa orë filmime, faqja beson se ka shumë të ngjarë që kjo autokolonë e veçantë të mbante trupin e avokatit dhe disidentit 47-vjeçar, i cili ende nuk i është dorëzuar familjes së tij më shumë se tre ditë pas vdekjes së tij tragjike.
Vendndodhja e saktë e trupit të Navalny dhe gjendja e tij, kanë qenë objekt spekulimesh gjatë 24 orëve të fundit.
Ndonëse familja e liderit opozitar rus ka kërkuar vazhdimisht që t’i dorëzohet trupi i tij i pajetë, ata janë përballur me refuzime të vazhdueshme nga autoritetet, të cilët në këtë mënyrë po përpiqen të “mbulojnë gjurmët” sipas bashkëpunëtorëve të Navalny-t.
Në informacionet e fundit të nxjerra në dritë dje nga ‘Novaya’ thuhet se trupi i Alexei Navalny, ndodhet në Spitalin Rajonal Salekhard.
Deri të shtunën, mbi trupin e disidentit nuk ishte kryer autopsi, raportojnë mediat e pavarura. ‘Novaya’ tha se burimi i saj, një punonjës i paidentifikuar i shërbimeve të urgjencës, raportoi se kishte parë shenja blu në trupin e disidentit.
Sipas burimit të gazetës, shenjat blu në trup ndoshta tregojnë se ku mbahej Navalny nga stafi i kolonisë së burgut ndërsa ai kishte konvulsione.
Një mavijosje në gjoksin e tij ishte dëshmi e përpjekjeve për ringjallje, tha burimi. Raporti bën të qartë se burimi nuk e ka parë trupin e Navalny pas vdekjes, por informacionin e ka marrë nga një koleg. Grupi për të drejtat e njeriut OVD-Info vuri në dukje dje se më shumë se 12,000 njerëz kanë nënshkruar një kërkesë drejtuar komisionit hetimor për t’i dhënë trupin e Navalny familjes së tij. Më shumë se 400 persona janë arrestuar që nga e premtja në 30 qytete ruse në ngjarjet e mbajtura në kujtim të Navalny. Demonstrata janë zhvilluar edhe në shumë vende, para ambasadave ruse.
Three days after the announcement of Alexei Navalny’s death in the Arctic prison, his family still can’t claim or even see his body.
We discovered live cam footage of a midnight convoy possibly transporting Navalny’s body over the ice river crossinghttps://t.co/XqjCEKyP56 pic.twitter.com/fM9FClFgXK
— Mediazona English (@mediazona_en) February 18, 2024