Avulli i cigareve elektronike mund të ketë një efekt negative në dhëmbët tuaj dhe shëndetin e përgjithshëm oral. Dhe, sipas studimeve avullimi duket se paraqet më shumë rrezik për shëndetin oral sesa pirja e cigareve.
Por, si ndikon konkretisht avulli i cigareve elektronike në dhëmbët tuaj?
Hulumtimet aktuale tregojnë se avullimi mund të ketë një sërë efektesh negative në dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Disa nga këto efekte përfshijnë:
1. Bakteret e tepërta
Një studim i vitit 2018 zbuloi se dhëmbët që ishin ekspozuar ndaj aerosolit të cigareve elektronike kishin më shumë baktere sesa ato që nuk pinin këto lloje cigaresh. Bakteret e tepërta shoqërohen me prishjen e dhëmbëve, zgavrat dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.
2. Goje e thatë
Disa lëngje bazë të cigareve elektronike, veçanërisht propilen glikol, mund të shkaktojnë tharjen e gojës. Tharja kronike e gojës shoqërohet me erën e keqe, plagë në gojë dhe prishjen e dhëmbëve.
3. Inflamacion i mishrave të dhëmbëve
Një studim i vitit 2016 tregoi se, përdorimi i cigareve elektronike shkakton një përgjigje inflamatore në indet e mishrave të dhëmbëve. Inflamacioni i vazhdueshëm i mishrave të dhëmbëve shoqërohet me sëmundje të ndryshme periodontale.
4. Irritim i përgjithshëm
Avullimi mund të shkaktojë acarim të gojës dhe fytit. Simptomat e mishrave të dhëmbëve mund të përfshijnë ënjtje dhe skuqje.
5. Vdekje të qelizave
Studimet për qelizat e gjalla të mishrave të dhëmbëve të njeriut tregojnë se aerosolet e avullimit mund të rrisin inflamacionin dhe dëmtimin e ADN -së. Kjo mund t’i bëjë qelizat të humbasin fuqinë e tyre për t’u ndarë dhe rritur, gjë që mund të përshpejtojë plakjen e qelizave dhe të rezultojë më pas në vdekjen e tyre./albeu.com