Qeveria ka shtyrë me dy muaj afatin për dorëzimin e deklaratës vjetore individuale të të ardhurave për të gjithë individët me te ardhura mbi 2 milionë lekë si dhe për të dy apo më shumë punësuarit.
Me vendimi e ri, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar 30 qershorin si afatin e fundit për dorëzimin deklaratës e saj pranë administratës tatimore si dhe për kryerjen e pagesë së detyrimit.
Kjo shtyrje e afatit sipas Tatimeve dhe Ministrisë së Financave ka ardhur për shkak të kërkesave nga tatimpaguesit që kanë hasur paqartësi dhe problematika në plotësimin e deklaratës së të ardhurave.
Në shtesën që i bëhet ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat, ekzekutivi ka vendosur edhe faljen e gjobave për rastet ku plotësimi i deklaratës ka pasaktësi apo kur tatimpaguesit japin informacione të gabuara e të rreme.
Por, falja e gjobave specifikohet në vendimin e qeverisë do të bëhet vetëm me kusht që dorëzimi i deklaratës tatimore vjetore dhe pagesa e detyrimit të kryhen deri në datën 30 qershor 2021.
Vlera e gjobës është 5 mijë lekë të reja dhe aplikohet në rastet e pasaktësive në të dhëna apo mosdorëzimin në kohë të deklaratës, ndërsa masa të tjera përfshinë edhe kamatëvonesat 0.06% të detyrimit tatimor për ditë.
Afati fillestar për dorëzimin e deklaratës vjetore të ardhurave për këto dy kategori tatimpaguesish ishte 30 prilli, ku për herë të parë këtë vit duhet që edhe individët e dy apo shumë punësuar të bënin deklarimin e të ardhurave të tyre, pavarësisht nivelit të tyre.
Llogaritja e pagave si një e vetme rrit automatikisht kostot për këtë segment tatimpaguesish që janë të shumtë në numër.
Por, shtyrja e afatit nuk i lehtëson këto individë nga kostot e shtuara, pasi detyrimi për deklarimin e të ardhurave bën që barra të bie sërish mbi këto individë duke paguar më shumë tatim mbi punën. E kjo, prek më së shumti të dy apo më shumë punësuarit që janë në total mbi 88600 të tillë në të gjithë vendin./Tch