Shtrenjtimi i energjisë, Haradinaj: Kurti po sillet si profesor, por s’po jep zgjidhje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti vetëm po jep leksione si profesor, por nuk po ofron asnjë zgjidhje për të parandaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Komentet Haradinaj i ka bërë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, duke i treguar Kurtit për menaxhimin në qeverisje, i bëri thirrje atij të marrë përgjegjësi për krizën energjetike.

“Kurti na dha shumë leksione, po na edukon, gati na është kthyer në profesor. E di se i ka deputetët e rinj dhe e ka për këta, po ashtu e ka një elektorat që i ka mashtruar gjatë dhe po vazhdon me ushqyer. Por jemi ne të tjerët që nuk i obligohemi leksioneve të tij dhe e kemi bindjen tonë. Në reciprocitet të edukimit që po na bënë, dua me edukuar pak për qeverisjen, çka është qeverisja dhe menaxhimi. Tani shumë thjesht, Kurti është kryetar i qeverisë dhe ky kryetar ka kërku besimin e qytetarëve për me ulë çmimin energjisë.

Kuptohet ka mbledhë njerëzit e ekonomisë që i ka pasur më të mirë dhe iu ka thënë po dua me ulë çmimin e energjisë. Ka kërkuar votë dhe i ka bind njerëzit dhe e kanë votuar. Erdh në qeveri Kurti dhe i mbledh ekspertët e tij, ministrat e famshëm që i ka dhe iu thotë se si kemi ardhur ne në qeveri për me ulë çmimin e energjisë dhe filloni me ulë çmimin. Këta një ditë i kanë thënë: ‘shef s’po ulet çmimi, s’po mundemi me zbrit çmimin’. Ky iu thotë: ‘okej, çka mundemi me bërë ne’, kuptohet përpos refuzimeve, s’po dua me hy me qajtë sikur ka qajtë ky, të kishim pas këtë dhe atë. Kujton ky se e kemi veç për me thanë ‘Amelika, Amelika’.

Nuk po themi ‘Amelika’ sot hiç, por vetëm po rrimë në temë. Ky zotëri atë ditë që s’ka mundur të zbrit çmimin e energjisë është dashur t’i thotë popullit më falni. Tash ky është dashur t’i dërgojë në shtëpi krejt ekipin ekonomik që e ka këtu, ja le ta merr përgjegjësinë vet dhe të shkojë në shtëpi. Nuk i ka çu me u mërdhi me kohë dhe vjen na mban leksione”, tha ai.Ai në foltoren e Kuvendit, kritikoi kryeministrin Kurti edhe për siç tha mbylljen e kufirit me Shqipërinë.“Pse e ke mbyll kufirin me Shqipërinë, çfarë zori e ki, ku e ki problemin? Pse s’po mundet kuksiani me ardh deri në Prizren. Apo kush o ka të çon kësaj rruge”, tha ai./albeu.com/