anticovid pikërisht në këtë periudhë, një javë para muajit Ramazan, është për shkak se sistemi shëndetësor nuk mund ta përballon situatën e njëjtë me vitin e kaluar, kur kishim mos respektim të masave e cila rezultoi me rritjen e rasteve të reja nga Covid-19, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai shtoi se masat janë ndërmarrë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe nuk janë masa politike.
“Nëse nuk respektohen masat, ashtu siç ka ndodhur edhe vitin e kaluar, ne nuk do të mund ta përballojmë dhe as të menaxhojmë mirë situatën. Kjo është arsyeja përse tani në këtë periudhë, një javë para agjërimit dhe Pashkëve. Duhet të vendosen masa shtesë restriktive që të ulët presioni mbi spitalet, të ulët numri i rasteve të reja”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.