Shtrëngim masash për festa? Manastirliu: Po vlerësohet situata

Nga Kuvendi, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se po vlerësohet situata pandemike në Shqipëri dhe ka paralajmëruar se mund të ketë masa për festat e fundvitit.

“Jemi para festave kur padyshim presim të rriten shkëmbimet ndërveprimet dhe është një situatë sa delikate po ashtu dhe fluide, ndaj ekspertët e shëndetësisë po vlerësojnë këtë situatë për masat që do të nevojiten, për mbrojtje. Duke filluar nga 4 janari të gjithë punonjësit në administratë dhe supermarkete duhet të paraqesin kartën e vaksinimit atë të shërimit ose antigenin çdo 8 ditë. Jemi duke vlerësuar situatën dhe po vijojmë me investimet”, tha Manastirliu./albeu.com


Shtuar 20.12.2021 10:31