Reshjet e shiut gjatë orëve të fundit kanë ndikuan në rritjen e nivelit në liqenin e Fierzës, në kuotën e 265 metrave mbi nivelin e detit.
Kuota maksimale e liqenit të Fierzës është 296 m ndërkohë që aktualisht ndodhet 31 metër larg pikës maksimale.
KESH bën me dije se situata është nën monitorim të vazhdueshëm. Për momentin, për të plotësuar nevojat e konsumit të brendshëm të energjisë elektrike, një sasi e saj sigurohet nga prodhimi brendshëm i dy hidrocentraleve të tjera të kaskadës së Drinit ndërsa pjesa tjetër sigurohet përmes importit.
Situata hidrike në kaskadën e Drinit, e ndihmuar edhe nga reshjet e ditëve të fundit vijon të jetë pozitive çka ka bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të nxjerrë në treg të lirë tepricat e prodhuara.
KESH bën të ditur se, gjatë këtij viti është shumëfishuar energjia elektrike e prodhuar nga impiantet fotovoltaike.
Nga 26.160 megavat të prodhuara në tremujorin e dytë të vitit të kaluar sasia energjisë së prodhuar nga fotovoltaikët këtë vit ishte 124.800 megavat.
Me qëllim reduktimin e rreziqeve që vijnë nga natyra, por edhe si pasojë e konflikteve, qeveria shqiptare po punon për diversifikimin e burime alternative si dielli dhe era, teksa kryeson prodhimi nga burimet hidrike.