Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuara pasi talebanët shpallën qeverinë e re të përkohshme në Afganistan, të gjithë meshkuj dhe figura të lidhura me sulmet ndaj forcave amerikane, raporton albeu.com.
Kabineti i përkohshëm udhëhiqet nga Mulla Mohammad Hassan Akhund, i cili është në listën e zezë të OKB -së. Një figurë tjetër, Sirajuddin Haqqani që do të mbajë postin e ministrit të Brendshëm, kërkohet nga FBI.
Grupi islamik mori kontrollin e Afganistanit në një ofensivë gjithëpërfshirëse më shumë se tre javë më parë, raporton albeu.com.
Ardhja e tyre në pushtet ndodhi si pasojë e tërheqjes së trupave të huaja ushtarake pas pas një pranie 20-vjeçare atje.
Qeveria talebane, e cila ditën e djeshme e shpalli Afganistanin një “Emirat Islamik”, përballet me sfida të vështira në vendin e shkatërruar nga konflikti, duke stabilizuar ekonominë dhe duke fituar njohje ndërkombëtare./albeu.com