Një aksident trafiku është regjistruar në rrugën Prilep–Manastir, ku kanë mbetur të lënduar shtatë persona, mes tyre edhe dy të mitur, njofton MPB.
Sipas të dhënave, më 21.06.2026 në ora 15:45, në NJPB Prilep është raportuar për një përplasje në këtë aks rrugor mes një veture pasagjerëse “Toyota” me targa të Manastirit, që drejtohej nga D.R. (24) nga fshati Musinc, komuna e Mogillës, një automjeti “Seat” me targa të Kavadarit, të cilin e ngiste V.M. (54) nga Manastiri, si dhe një automjeti “Mazda” me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.M. (51) nga Shkupi.
Të lidhura
None found
Nga aksidenti, V.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa me lëndime trupore kanë përfunduar bashkudhëtarët e saj S.V. (37), N.V. (40) dhe dy të mitur, të gjithë nga fshati Vozarci i Kavadarit, si edhe dy drejtuesit e automjeteve D.R. dhe G.M. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin e Qytetit në Prilep, ndërsa një ekip hetimor i NJPB Prilep ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes.
