“Harxhova dy vite kot, më ktheni në atdhe”. Kështu është shprehur shqiptari Zenel Sulaj para gjykatës britanike, pasi u kap bashkë me një tjetër shqiptar në një shtëpi bari.
Mediat vendase raportojnë se ata u kapën brenda në një ambienet të përshtatur për kultivimin e kanabisit. Kanabisi i gjetur kapte vlerën marramendëse afërsisht 700 mijë paund.
Ndërsa shqiptari tjetër Sali Kadria rezulton i proceduar dhe për tentativë për të komunikuar me një vajzë të mitur. Një video e tij teksa tentonte të takohej me minorenen është hedhur në faqet “online” britanike që gjurmojnë pedofilët.
Avokati i tij mbrojtës tha se Kadria ishte detyruar të largohej nga Londra për shkak të videos dhe turpit, si dhe kishte menduar t’i jepte fund jetës. Gjykata vendosi dënimin e Kadrisë me 14 muaj burg dhe Sulajt me 6 muaj burg, dhe dëbim pas përfundimit të dënimit.