Shqiptarët protestuan për rritjen e çmimeve, policia shpall në kërkim 4 pjesmarrësit

Ditën e djeshme, qindra qytetarë dolën në protestë për të protestuar ndaj rritjeve të çmimeve në vend. Sot, policia e Shtetit bën me dije se ka proceduar penalisht 4 shtetas, pasi akuzohen si organizatorë të tubimit.

Sipas policisë, shtetasit në fjalë, N. L, V. K, A. G dhe E. K,  kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme të rrugës, dyke penguar qarkullimin e mjeteve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë. /albeu.com/