Shqiptarët e Kosovës pushtojnë bregdetin shqiptar, bllokohet Morina nga radha e gjatë

Edhe këtë  fundjavë, turistët nga Kosova kanë pushtuar bregdetin e  Shqipërisë.

Turistët nga Kosova kanë vendosur që të shfrytëzojnë ditët diell, duke ardhur edhe këtë fundjavë pranë bregdetit shqiptar, duke shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Morinës.

Këtë fundjavë, drejtt Shqipërisë në katër pikat e kalimit kufitar (Morinë, Shishtavec, Qafë prush dhe Qafë Marinë) gjithsej kanë hyrë 16 560 shtetas të huaj me rreth 4158 mjete. Ndërkohë një fluks automjetesh është vërejtur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në doganën e Morinës.

Për shkak të radhëve të krijuara nga fluksi i madh i njerëzve, Pika Kufitare po punon me procedurë të përshpejtuar por megjithatë ka qënë e pamundur shkaktimi i radhëve.

 


Shtuar 20.06.2021 10:16