Në emisionin “Pikat mbi i” në News24, avokati Spartak Ngjela tha se Shqipëria ka nevojë për një Gjykatë Ndërkombëtare.
Gjatë bisedës në studio, avokati tha se SPAK po rezulton se është i mpirë dhe se është bërë i depërtueshëm nga presionet dhe kërcënimet.
Pjesë nga biseda në studio:
Zheji: SPAK ka mbetur në triumfin e antipolitikës. Kur kalon një muaj ë SPAK nuk vepron në mënyrë të dukshme, njerëzit shtrojnë pyetje mos ka ngrënë presion, mos është tërhequr.
Ngjela: Duke u nisur nga konsiderata e ambasadores Kim, jemi përballë fenomeneve që kanë frikë nga kërcënimet . Unë shoh që politika amerikane gaboi me SPAK. Kërkoi që nja bandë e madhe vjedhësish të gjejë të ndershëm. Bandë e madhe vjedhësish. SPAK po na rezulton që është i mpirë, dhe duhet të dinë se është dënim shumë i rëndë i tyre.
Shqipëria ka nevojë për Gjykatë Ndërkombëtare që të luftojë korrupsionin, është domosdoshmëri. Sepse janë tendenca për korrupsion dhe frika ekzistojnë të dyja bashkë. Por problemi është se a do ta pranojnë ndërkombëtarët, nuk e di. Pra shenjat janë që ato duan ta bëjnë . problemi qëndron që të bëhet ajo duhet shumicë në parlament, duhen 94 vota, por atje janë të korruptuarit dhe vota është e fshehtë. Unë di se ç’hoqën në Prishtinë, donin të gjenin votat. problemi qëndron se edhe ne atje duhet të qëndrojmë, tani do ta bëjmë dot apo jo nuk e di. Nëse ky propozim bëhet, SPAK del jashtë loje. Nëse potenca ndërkombëtare kërkon të ndërkohë një gjykatë ndërkombëtare kundër korrupsionit në Shqipëri bie SPAK.
Zheji: Ka dyshime të arsyeshme që kërcënimi ka depërtuar muret e blinduara të SPAK që mendohej i paprekshëm. Kishte mbështetje nga ndërkombëtarët dhe opinioni publik. Vettingu apo ndërtimi i SPAK si organizëm që do të lante hesapet me korrupsion madhor, ka nevojë për një ‘shtojcë’ që është e pavarur. Por sa i përket një Prokurori Speciale ndërkombëtare do ta shikoja pak me skepticizëm.