Shqipëria do të presë e Samitin e NATOS, në vitin 2027, për herë të parë në historinë e vendit tonë që prej anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut në vitin 2009.
Tirana u zyrtarizua si organizatore e nivelit më të lartë të takimit të liderëve të vendeve anëtare të NATOS, në Samitin e cilësuar historic në Hagë të Holandës, ku delegacioni shqiptar u kryesua nga kryeministri Edi Rama
Në pikën e fundit të deklaratës përfundimtare të Samitit, përcaktohet se Shqipëria që do të presë samitin e radhës të NATO-s pas atij të planifikuar për vitinn e ardshëm në Turqi.
“U shpreh falenderim për mikpritjen bujare të Mbretërisë së Holandës, ndërsa u konfirmua se samiti i radhës do të mbahet në Turqi në vitin 2026, i pasuar nga një samit tjetër në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.
Samiti i NATOS pritet të sjellë në Shqipëri, liderët e vendeve më të fuqishme të Botës, mes të cilëve edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili me rikthimin në shtëpinë e Bardhë ka marrë një rol kryesor në nxitjen e Aleancës për forcimin e sigurisë globale.
Vendimi për ti besuar Shqipërisë organizimin e Samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të NATOS, vjen pas përpjekjeve diplomatike të paralajmëruara nga Kryeministri Edi Rama.
Përgatitjet për Samitin e vitit 2007 në Tiranë ishte një prej cështjeve të diskutimit mes kreut të qeverisë dhe sekretarit të Aleancës gjatë takimit në Hagë.
Shqipëria po ashtu i ka ofruar NATOS të ketë një terminal të vecantë ushtarak në Portin e Ri që do të ndërtohet në Porto Romano të Durrësit.
Kreu i qeverisë gjatë pjesëmarrjes në samitin e NATOS në Hagë pati takime edhe me liderë të vendeve aleate, ndërsa ministri i Jashtëm Igli Hasani pati një bisedë me Shefin e Diplomacisë së Donald Trump, sekretarin e Shtetit Marko Rubio.
Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009, ndërsa Ceremonia e pranimit u mbajt më 3 prill 2009 gjatë samitit të NATO-s në Strasburg dhe Kehl.