Shqipëria e fundit në Europë për blerjet “online”

Shqipëria është vendi i fundit në Europë për blerjet në internet, edhe pse pandemia për gati dy vite izoloi njerëzit duke i dhënë një mundësi bizneseve të zgjeronin tregtinë “online”.

Por sipas statistikave të Eurostat për vitin 2012, Shqipëria renditet e fundit me 17 për qind të popullsisë që kanë bërë të paktën një blerje në internet gjatë gjithë vitit.

Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Danimarka, Irlanda, Norvegjia dhe Suedia dominojnë në krye. Pothuajse në të gjitha zonat e këtyre vendeve, më shumë se 85% e popullsisë porositi diçka në internet. Përqindja më e lartë në Evropë është në Londër me 96%.

Në Evropën Juglindore gjenden përqindjet më të ulëta. Për shumicën e zonave, më pak se gjysma e popullsisë porositi diçka në internet në 12 muajt e fundit.


Shtuar 10.11.2022 14:30