Shqipëria, edhe pse bëri një paraqitje të mirë në ndeshjen e djeshme ndaj Anglisë, nuk ia doli dot të ndalte britanikët që fituan me rezultatin 0-2. Gjithsesi, fushata eliminatore për Katar 2022 vazhdon dhe ndeshja e radhës për kuqezinjtë është të mërkurën ndaj San Marinos në transfertë.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Edi Reja do të niset ditën e sotme drejt San Marinos ndërsa pasdite do të zhvillojnë edhe një seancë stërvitore. Ndërkohë, edhe dita e nesërme do të ketë një seancë stërvitore, ndëraa do të jetë dhe konferenca për shtyp para sfidës ku do të flasë tekniku italian dhe kapiteni i skuadrës.
Sakaq, ndaj San Marinos tre pikët janë me detyrim dhe do të shërbejnë për t’i mbyllur tre ndeshjet me një frymë pozitive ku mund të grumbullohen gjashtë pikë. Ndërkaq, vlen të theksohet se të mërkurën dy ekipet përballen për herë të parë në ndeshje zyrtare, pasi me parë kanë luajtur dy miqësore, të dyja të përfunduara me rezultatin 0-3 për kuqezinjtë.