Kryeministri Edi Rama ka folur për mundësinë e zgjedhjes së një presidenti të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë.
Rama tha se Thaçi do të ishte një kandidat i shkëlqyer për këtë pozicion.
Komentet Rama i bëri në një dalje për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë në selinë rozë, ku kujtoi megjithatë se momentalisht ish-presidenti i Kosovës ndodhet në Hagë ku po gjykohet për krime lufte.
“Do të kishim vënë Thaçin dhe do të ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje dhe kënaqësi. Por ai nuk është i pranishëm, në jetën e bashkësisë qytetare, si qytetar i lirë pasi ndaj tij po zhvillohet një proces që mos e them këtu si është.”
Ndërsa duke u ndalur tek çështja e integrimit dhe ngërçi Bullgari-Maqedoni e Veriut, Rama tha se për të asgjë nuk është surprizë pasi nuk është optimist për rezultatin e negociatave mes RMV-së dhe Bullgarisë.
Ai përsëriti edhe një herë që nëse në fund të këtij gjashtë mujori nuk zgjidhet ngërçi, Shqipëria do të kërkojë që të ndahet si rast nga Maqedonia e Veriut. /albeu.com/