Gjykata e Fierit ka vendosur “detyrim paraqitjeje” për Erion Alushaj, shefin e sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit në një kompani nafte në Mallakastër.
Kujtojmë se ditën e hënë, në fshatin Kash rreth orës 07.30 të mëngjesit u përfshi nga flakët një tubacion nafte pas shpërthimit të një pompe centrifugale në sektorin e dekantimit të kompanisë së naftës.
Për pasojë u dëmtua me djegie operatori i prodhimit Viktor Ballaj 50 vjeç.
40 vjeçari Erion Alushaj akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi nuk kishte marrë masa për sigurinë teknike.