Shpërthimi me tritol në Shkodër, kamerat filmuan autorin kur hodhi tritolin në shtëpinë e 62-vjeçares (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shpërthim ndodhi në Shkodër në një banesë private.

Siҫ duket edhe nga pamjet, shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e Frida Salës.

Mësohet se banesa e 62-vjeçares është e pajisur me dy kamera sigurie, të cilat kanë filmuar edhe momentin kur autori me motor ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar.

Policia dhe grupi hetimor janë duke punuar për kapjen e autorit.

 


Shtuar 25.03.2024 09:18