Shpërthimi i bombës në Stamboll, Turqia “hakmerret”, sulmon objektivat në Siri dhe Irak, 12 ushtarë të vrarë (VIDEO)

Të paktën 12 ushtarë të qeverisë dhe luftëtarë kurdë në Kobani u vranë gjatë një operacioni ushtarak turk që filloi në mesnatë.

Duke folur për një operacion shumë të mirëplanifikuar, në Qendrën Operative të Forcave Ajrore ishte i  pranishëm edhe ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, i shoqëruar nga komanda e forcave të armatosura.

Madje ministri turk i Mbrojtjes dha urdhër për fillimin e operacionit.

Ministria turke njoftoi se operacioni u krye në bazë të të drejtave të vetëmbrojtjes që rrjedhin nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, me qëllim eliminimin e sulmeve terroriste nga Iraku verior dhe Siria. Qëllimi, thotë Ankaraja , është sigurimi i kufijve dhe eliminimi i terrorizmit në burimin e tij.

“Ju keni përfunduar me sukses operacionin. Ne jemi krenarë për këtë”, u tha Akar pilotëve në radio pasi bombardimet përfunduan dhe aeroplanët u kthyen në bazat e tyre, duke shtuar se ai ishte krenar për ta dhe i ofroi urimet e tij.

“Terroristët dhe strukturat që u përkisnin terroristëve u shkatërruan. Qëllimi ynë është siguria e 85 milionë qytetarëve tanë dhe kufijve tanë dhe t’i përgjigjemi çdo sulmi tradhtar ndaj vendit tonë,” tha Akar, i cili shtoi se operacioni kundër objektivave terroriste në Irakun verior dhe Siri që nga mesnata ishte planifikuar dhe ekzekutuar me kujdes. Operacioni, tha ai, ishte planifikuar mirë për të shmangur viktimat civile./albeu.com

 


Shtuar 20.11.2022 08:39