Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, ndërsa ende nuk ka detaje.
Edhe policia e Kosovës ka deklaruar se deri tani nuk ka të dhëna për rastin, raporton Koha.
Në veri të Kosovës ditëve të fundit kanë ndodhur disa shpërthime me bombë, ndërsa janë përdorur edhe granatat e prodhimit jugosllav.
Aktualisht, rruga drejt Jarinjës, në fshatin Rudarë dhe ajo e Bërnjakut, janë të bllokuara nga serbët me kamionë e autobusë.