Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në “Xhamllik”, ku sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një dyqan interneti.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në apartament, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Zhurma e fortë ka alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Të lidhura
None found
Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota, si dhe për të konfirmuar natyrën e lëndës plasëse.
Paraprakisht dyshohet për përdorim tritoli, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje.
