Policia bën me dije se në lokalin e shtetasit Gjin Gjoni në Shkodër, ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale). Mësohet se nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.
“Në sallën operative të DVP Shkodër është marrë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në lokalin e shtetasit Gj. G., ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale). Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë nisur për në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Por kush është Gjin Gjoni?
Në vitin 2015, Gjin Guri ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në zonën e Dukagjinit. Asokohe, Guri dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt efektivëve. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga të shtënat. Guri u arrestua nga policia në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës. Guri akuzohej për “Prodhim dhe mbajtie pa leje te Armeve luftarake” dhe “Kanosje”./albeu.com