Gjatë natës së djeshme, rreth orës 23:30 në zonën e Kombinatit ka ndodhur një shpërthim me tritol. Lënda plasese i është vënë qepenës së një servisi celularësh, ndërsa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të vogla materiale
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 23:30, në rrugën “Thoma Koxhaj” dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse në qepenin e dyqanit në pronësi të shtetasit E. D, ku ka vetëm dëme të vogla materiale.
Sherbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com