Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Rrugën e Durrësit në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 03:45, dyshohet se një sasi e vogël eksplozivi është vendosur pranë derës hyrëse të një lokali në pronësi të shtetasit A. S.
Të lidhura
Fatmirësisht, shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar, por janë regjistruar dëme materiale në ambientet e lokalit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia po analizon kamerat e sigurisë dhe po merr dëshmitë përkatëse.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

