SHpërthen vullkani, flakët “përpijnë” fshatin në ishullin turistik (FOTO LAJM)

Më shumë se 5 mijë persona, qindra prej të cilëve turistë, janë evakuuar nga hotelet dhe shtëpitë në ishullin turistik spanjoll La Palma, pas riaktivizimit të vullkanit La Cumbre Vieja, i cili lëshoi 8 “lumenj” lave duke shkatërruar qindra shtëpi. Po ashtu, lava ka ndërprerë edhe një nga autostradat kryesore në ishull.

Ekspertët kanë paralajmëruar se shpërthimi i vullkanit mund të zgjasë deri në dy muaj. Para riaktivizimit të vullkanit, i cili kishte shpërthyer edhe dy herë të tjera në vitin 1949 dhe 1971, autoritetet regjistruan më shumë se 1 mijë lëkundje sizmike brenda 5 ditëve.

Në një studim të vitit 2001 pretendohet se një shpërthim i madh i vullkanit është i mundur dhe rrezikon shkaktimin e një cunami gjigant, i cili mund të arrijë deri në Amerikën e Veriut.

Zona është një nga destinacionet më të frekuentuara turistike dhe ka një popullsi prej 85 mijë banorësh./albeu.com


Shtuar 20.09.2021 18:07