Shpërthen në flakë ngrohësja e gazit te lokali i pedonales në Shkodër

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në një lokal në pedonalen e qytetit të Shkodrës.

Një ngrohëse gazi ka shpërthyer në flakë papritur, duke shkaktuar panik të klientët që ndodheshin në lokal dhe kalimtarët e rastit.

Të lidhura

None found

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkohë flakët janë neutralizuar nga zjarrfikësit dhe nuk janë përshkallëzuar më tej.


Shtuar 2.12.2025 22:11

Tags: ,