Një banesë në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët mëngjesin e ditës së sotme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën e Garucëve dhe shkak i zjarrit dyshohet të jetë një bombol gazi.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur mobilizimin e situatës.
Ndërkohë, raportohet vetëm për dëme materiale.