Shpërthen bombola e gazit në një byrektore në Elbasan, shpëtojnë për mrekulli punonjësit

Një bombol gazi ka shpërthyer në një byrektore në Elbasan. Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme pranë poliklinikës së specialiteteve dhe drejtorisë së policisë.byrektore

Për fat të mirë kanë shpëtuar mrekullisht punonjësit e byrektores, por edhe kalimtarët e rastit.

Si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale.

Policia dhe zjarrfikëset mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Shtuar 19.07.2021 11:42