Pas Vlorës, protestat nisin edhe në Lezhë: Është bërë si për pleq, nuk flen njeri në 22:00

Ditën e sotme protesta nga ana e bizneseve kanë nisur dhe në Lezhë. Bizneset e prekura nga ora policore janë ngritur së bashku në protestë, për të kërkuar heqjen e masave kufizuese.

Përballë Bashksië së qytetit, pronarët e lokaleve dhe ato të dasmave kërkojnë shtyrje të orës policore. Njësoj si në Vlorë, biznesmenët kërkojnë që ora të shtyhet deri në 01:00.

‘Ne punojmë këto muaj, 11 muaj i vejmë celësat tani punojmë.Të parët që penalizohen janë shqiptarët që vijnë nga jashtë. Kërkojmë që muzika të lejohet deri në 01:00. Kufizimi i muzikës na largon klientët. Këtu është bërë si për pleq.’- shprehen biznesmenët.


Shtuar 19.07.2021 11:50