Shpërndante “të bardhë” në rrugët e Hanoverit, arrestohet i mituri shqiptar në Gjermani

Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani. Gjatë një kontrolli policor në lagjen Steintor të qytetit të Hannoverit ai u kap duke shpërndarë drogë.

I mituri u kap në flagrancë duke u shitur kokainë 2 personave në zonën e Raschplatz, ku ai është pikasur nga oficerët e policisë.

Gjatë kontrollit fizik atij i janë gjetur edhe 3 doza kokainë të cilat i fshihte në gojë që të mund të kishte mundësi t’i gëlltiste në rast se do të kapej.

Në pranga kanë rënë edhe disa persona të tjerë. /albeu.com


Shtuar 23.01.2023 16:48