Shpërndanin kokainë, një i arrestuar dhe një i proceduar në Himarë

Policia ka arrestuar një shtetas dhe ka proceduar një tjetër në gjendje të lirë, pasi kryenin aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, arrestuan në flagrancë shtetasin:  R. Sh, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në Dhërmi, Himarë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të  dyshuar cannabis sativa dhe një armë të ftohtë (thikë).

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./albeu.com


Shtuar 4.08.2021 12:22