Drogë dhe automatik pa leje, e pësojnë babë e bir në Korçë

Policia gjatë operacionit “Parandalimi” ka arrestuar dy persona në Korçë për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të drogave të forta.

Të arrestuarit janë babë e bir, I. L., 43 vjeç dhe A. L., 25 vjeç.

Policia ka sekuestruar një armë zjarri tip automatik, një krëhër me 13 fishekë, sasi droge heroinë dhe kanabis të ndara në doza, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parandalimi”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta.

Vihen në pranga dy shtetas, babë e bir.

Sekuestrohet një armë zjarri tip automatik, një krëhër me 13 fishekë, sasi droge heroinë dhe kanabis të ndara në doza, gati për shitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Parandalimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve I. L., 43 vjeç dhe djalit të tij A. L., 25 vjeç, banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasit e mësipërm, posedonin armë pa leje dhe ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe ushtruan kontroll në lokalin në përdorim prej tyre në lagjen nr. 15, Korçë, ku u gjet një armë zjarri tip automatik (me fishekë në fole), një krëhër me 13 fishekë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të mëtejshëm të ushtruar në banesën e tyre, u gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./albeu.com


Shtuar 8.05.2021 10:49