SHORTI: Berisha çoi ndryshimet në Gjykatë, kush gjyqtar do vendosë për “fatin” e PD

Gjyqtari Agron Zhukri është caktuar për të shqyrtuar kërkesën e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, për regjistrimin e ndryshimeve statutore.

Komisioni i Rithemelimit u ngrit nga Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor.

Tashmë çështja është regjistruar në Gjykatën e Tiranës dhe në ditët në vijim do të shqyrtohet.

Kujtojmë se më 11 dhjetor Kuvendi i Berishës votoi ndryshime rrënjësore në statut, duke nisur që nga ndryshimi i vulës e logos së partisë deri te shkarkimi i nënkryetarëve e sekretarit të përgjithshëm.

Brenda 48 orësh në Gjykatën e Tiranës u depozituan dy kërkesa të veçanta për ndryshime të statutit të Partisë Demokratike.

Në kërkesën e depozituar të martën, Partia Demokratike kërkoi pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe organeve të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut 2021.

Ndërsa të mërkurën Komisioni i Rithemelimit i kërkoi gjykatës të pasqyrojë ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin 11 dhjetorit të mbajtur në stadiumin “Air Albania”. Kërkesa e dorëzuar nga PD do të shqyrtohet nga gjyqtarja Blerina Muça. PD tashmë është me dy statute në Gjykatën e Tiranës, deri në momentin që kjo e fundit do të vendosë./albeu.com/