Një zjarr i madh ka përfshirë në magazinë në zonën e “Kthesës së Kamzës” në Tiranë.
Për shkak se zjarri ka rënë në bodrumin e ndërtesës, vështirëson punën e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve. Nuk dihet nëse ka njerëz të bllokuar në objekt.
Njoftimi i policisë:
Me datë 24.03.2021, rreth orës 16:40, tek “Casa Italia” ka rënë zjarrë në një magazinë.
Shërbimet e zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.