Shkrimtarja greke “trazon ujrat”: Babis nuk planifikoi krimin, ishte i rënduar psikologjikisht

Një shkrimtare greke e ka parë në një tjetër këndvështrim vrasjen e Carolinës nga bashkëshorti i saj 32 vjeçar.

Sipas shkrimtares Chrysiida Dimoulidou e reja kërkonte shpesh që të ndahej prej tij dhe kjo pasi shihte që bashkëmoshatarët e saj bënin një jetë tjetër, ndryshe nga ajo që ishte bërë nënë.

“Nuk besoj se Babis e kishte planifikuar vrasjen. Mendoj se gjithçka ndodhi në moment tensioni, lodhje dhe frike të krijuar në kokën e 32-vjeçarit, sidomos pas kërcënimeve që e reja i bënte atij se do merrte fëmijën dhe do largohej” –thotë shkrimtarja.

Për Caroline, ajo shkruan se 20-vjeçarja është ndikuar shumë nga rrjetet sociale.

“Caroline ishte martuar në moshën 18-vjeçare. Kur bashkëshorti i saj dilte dhe vajzën e vendoste në gjumë, e reja hynte në rrjete sociale ose në internet duke parë jetën e bashkëmoshatareve të saj që shkonin nëpër udhëtime të ndryshme duke bërë qejf” – vijon më tej shkrimtarja.

Duke analizuar kështu martesën mes çiftit, ajo vijon më tej duke shpjeguar dhe shkaqet e vrasjes.

“Babis ia mori frymën me jastëk. Është një krim që ndodhi në një moment kur Babis ishte i rënduar psikologjikisht, të gjitha tensionet që ka kaluar i janë kthyer në strese dhe i kanë bllokuar mendjen” – shkruan Dimoulidou.

Postimi i shkrimtares në rrjete sociale ka ngjallur një reagim të ashpër ndaj saj. Shumica e ndjekësve të saj e kanë kritikuar duke i thënë se rëndesa psikologjike nuk e legjitimon vrasjen e 20-vjeçares.


Shtuar 24.06.2021 16:40