Një grup i madh i trafikimit të lëndëve narkotikë është shpërbërë në Itali.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se një shqiptar dhe një Italian janë arrestuar në Santa Margherita Ligure, pasi akuzohen se ishin pjesë e këtij grupi.
Hetimet që çuan në arrestimet e tyre kanë filluar që në vitin 2016, pasi u zbuluan 38kg marijuanë në Rapallo, të fshehura Brenda bagazhit të një makine.
Hetuesit kishin zbuluar trafikun që niste që nga Shqipëria drejt brigjeve italiane dhe më pas përfundonte në sheshet e Francës dhe Gjermanisë.
Vitin e kaluar karabinierët arrestuan 20 persona të cilët përveç marihuanës merreshin edhe me ngarkesa kokaine. Në mënyrë të veçantë, një nga bashkëpunëtorët italianë të arrestuar sot kishte për detyrë të përgatiste dhe organizonte operacionet e marrjes së ngarkesave me marijuanë, të ardhura nga deti nga Shqipëria dhe Mali i Zi, duke identifikuar nëse ishte e nevojshme, përgjatë pikave të ndryshme të brigjeve puliane dhe abruzeze, magazinat ku të ruhej dhe të fshihej lënda narkotike, në pritje të transfertave të mëvonshme.
Shqiptari, nga ana tjetër, menaxhonte kultivimin e lëndës narkotike në Shqipëri, importimin e mëpasshëm në Itali me motoskafe, deri në planifikimin e shpërndarjes së saj në territorin e kryeqytetit./albeu.com/