Shkon në mbi 33 milion numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA

Ka arritur në 33.027.500 numri i infeksioneve në SHBA, teksa në 24 orët e fundit janë shënuar  29.630 raste të reja.

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 587.884, prej të cilëve 659 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,77 milionë raste të konfirmuara dhe 62.765 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 159 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 125 milionë dozën e dytë.


Shtuar 20.05.2021 17:59

Tags: ,