Berisha në konferencë urgjente për shtyp: Nuk jam përfshirë në asnjë aferë korruptive

Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur ditën e djeshme “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar një zhurmë shumë të madhe në politikën shqiptare.

Ditën e sotme ashtu siç paralajmëroi, ai ka dalë në një deklaratë për mediat ku do të sqarojë gjithccka lidhur me vendimin që DASH mori për të.

Ai është shprehur se që nga dita e parë që ka punuar në këtë vend, nuk është përfshirë në asnjë aferë korruptive.

“Që kur kam filluar jetën time politike, por edhe që kur kam prekur rrogën e parë të shtetit dhe deri ditën e djeshme nuk ka njeri në Shqipëri apo në Botë të thotë që unë jam apo kam qenë i implikuar në afera korruptive”, tha Berisha.

vijon..


Shtuar 20.05.2021 18:02