Një 16-vjeçar në Britaninë e Madhe ka ndërruar jetë pas një dhimbjeje të zakonshme të kokës.
Babai i tij i pikëlluar tregon se adoleshenti pati dhimbje koke gjatë kohës që po luteshin në kishë dhe u rrëzua për vdekje në tualet.
Calvin Middleton kishte qenë si normalisht në Kishën Metodiste Cheadle Hulme me familjen e tij, por kur u bë shumë kohë që ai nuk u kthye nga tualeti, babai i tij i shkoi nga pas.
Sipas raportimit të policisë, ai e gjeti përmbys, pa ndjenja dhe se kishte pësuar gjakderdhje të papritur në tru.
Por ajo që ata menduan se ishte një migrenë ishte në fakt një hemorragji intrakraniale – një venë e vogël në pjesën e pasme të kokës së tij e cila i kishte plasur, raportoi Manchester Evening Neës.
Ai u shua në banjë dhe nuk rifitoi kurrë vetëdijen, pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të mjekëve, përpara se të shpallej i vdekur pak pas orës 2 të mëngjesit të së hënës, më 14 shkurt.
Ai ishte vetëm disa muaj larg nga marrja e GCSE-së dhe kishte një të ardhme premtuese përpara tij duke studiuar matematikë dhe shkenca kompjuterike kur jeta e tij u ndërpre.
“Një minutë djali im ishte atje, dhe tjetrin sapo kishte ikur,” tha babi Andreë, duke folur mes lotësh.