Shkoi për pushime, i riu shqiptar ndërron jetë në ujërat e Ulqinit

Një 22-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen teksa shijonte pushimet në Malin e Zi. Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga vetë autoritetet lokale. Mësohet se 22-vjeçari, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, me inicialet E.H., është gjetur i vdekur në vendin turistik Utjeha.

I riu kishte një javë që qëndronte në këtë zonë të Malit të Zi, por sot është mbytur në ujërat mes Tivarit dhe Ulqinit. Trupi i tij do t’i nënshtrohet autopsisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme mori njoftim nga institucionet kompetente të Malit të Zi se një shtetas me iniciale E.H. i lindur në vitin 2000 në Tetovë i është konstatuar vdekja në vendin turistik Utjeha”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut./albeu.com


Shtuar 19.06.2022 17:56