Një person i akuzuar për vrasjen e Flamur Beqirit, ishte instruktuar për të udhëtuar në Londër nga një “boss” në Suedi, por nuk kishte asnjë ide se kë do të eliminonte. Ky është versioni zyrtar i ngjarjes që ka dëgjuar në seancën e sotme trupa gjykuese.
Gjykata e Kurorës në Southëark u vu para provave se vrasja ishte orkestruar nga bosi suedez Ahmed Karaer, i cili që pas vrasjes është zhdukur. I dyshuari kryesor për vrasjen Anis Fouad Hemissi, 24 vjeç, së bashku me bashkatdhetarët e tij suedezë, Baëer Karaer, 23, Tobias Andersson, 32, Estevan Munizaga, 35 vjeç, mohojnë vrasjen e babait të dy fëmijëve më 24 dhjetor 2019.
Karaer tha më 23 dhjetor 2019 se kushëriri i tij Ahmed i kishte thënë papritur të udhëtonte për në Londër për ta ndihmuar në vjedhjen e orëve të shtrenjta. Një ofertë që ai pretendon se refuzoi menjëherë. Ndërsa Hemissi pretendoi vetëm pak kohë më parë se kishte shkuar në Angli për të takuar një vajzë. Por akuzohet se ka qëlluar me armë Beqirin në sy të gruas dhe djalit të tij dy vjeçar si shkak i një grindjeje të ashpër mes bandave rivale kriminale suedeze.
Flamur Beqiri njihej si një producent muzikor, por ishte proceduar në vitin 2008 për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi. Shqiptari i njohur gjithashtu si ‘Alex’ ishte larguar nga Suedia 5 vite më parë pasi ishte kërcënuar me jetë. Ai u zhvendos në Britani dhe pas martesës bleu një shtëpi në një nga zonat më të mira të Londrës.