“Ta kapim përbindëshin” Vrasja e shqiptares në Tuz, protestojnë qytetarët e Malit të Zi (FOTO LAJM)

Tuzi në Malin e Zi është tronditur dje nga një vrasje e dyfishtë. Shejla Bakija, 19-vjeç nga Tuzi i Malit të Zi është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj.

Autori Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 19-vjeçares Shejla Bakija, ndërkohë nga plumbat e marrë ndërroi jetë edhe gjyshja e saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babi i vajzës.

Ilir Gjokaj i cili kreu krimin e rëndë është ende në arrati. Ngjarja ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Ndërkohë është paralajmëruar edhe një protestë për tu mbajtur para institucioneve të rendit në Tuz të Malit të Zi. Ndër ta është edhe modelja e njohur me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj, e cila jeton në SHBA./albeu.com