2 motrat gangstere nga Bilishti Dezi Arapi dhe Xhesika Arapi, 27 dhe 23 vjeçe të arrestuara për prishje të qetësisë publike na kanë treguar edhe njëherë se pas profileve virtuale ekziston një falsitet i sofistikuar.
Dezi dhe Xhesi janë bërë kryefjalë në media online pasi udhëtonin gjatë orëve të vona të natës me makinë dhe nën efektin e akoolit bërtisnin, duke shqetësuar qytetarët, të cilët edhe i ofendonin. Motrat nuk janë kursyer në ofendime dhe të shara as ndaj efektivëve të policisë të cilët i shoqëruan në komisariat pas denoncimit të fqinjëve.
Në qytetin e vogël të Bilishtit ato janë të njohura për sjelljen e tyre “gangstere” dhe jetën e shfrenuar të natës. Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart” dhe dyshohej se bëhej fjalë për hakmarrje mes vajzave.
Por çfarë fshihet pas “falsitetit” të Instagramit dhe gangsterllëkut?
Gazeta Express – Shqipëri mëson se 2 motrat jetojnë në një lagje periferike të qytetit të Bilishtit. E ëma e tyre është këngëtarja mirditore, Luljeta Përbasha e cila rreth një vit më parë bënte thirrje për t’i ndërtuar shtëpinë pasi jetonte në skamje.
Bashkëshorti i saj prej vitesh i paralizuar kishte nevojë për kujdes duke e bërë më të vështirë për të që të punonte. 61 vjeçarja tregonte një vit më parë se jetonin me fitimet e nxjera nga mbledhja e lajthive ne fushat e Devollit dhe me lekët e kempit të bashkëshortit.
Ish këngëtarja rrëfente se ka punuar si sanitare në shtëpi e hotele të ndryshme dhe se nuk e përballonte dot jetesën e përditshme. Sakrificat për të kanë qenë të mëdha për të ushqyer fëmijër e saj.
Pas apeleve në media falë donacioneve të ndryshme dëshira e saj u bë realitet pasi u pajisën me shtëpi të re.
Pikërisht në atë shtëpi në Devoll jetojnë dy vajzat problematike që janë kthyer në shqetësim për banorët duke mos respektuar rregullat e komunitetit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët. Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës”, njofton policia.
Pas fotove të bukura dhe sharmante në rrjete sociale të dy vajzave fshihet kalvari i vuajtjeve të familjes së tyre, një babai me aftësi të kufizuara dhe një nënë që ka punuar me gjak e me shpirt për t’i rritur e edukuar. /Gazeta Express