“Shkelje të rënda dhe të qëllimshme”, Ilir Meta bën kallëzim penal ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, kryetari i Parisë së Lirisë , Ilir Meta ditën e sotme ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës dhe Prokurorinë e Posaçme  kallëzimin e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas tij, “anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës”.

Ilir Meta:
Të dashur qytetare dhe qytetarë. Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës.
Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë. /albeu.com


Shtuar 1.09.2022 11:46