Mesditen e kësaj të hëne, uniformat blu, kanë vënë në pranga një 42-vjeçar, si pasojë e dhunës ndaj punonjësit të policisë dhe shkatërrimit të automjetit të tyre.
Ky shtetas dëmtoi traun e parkimit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” rreth orës 02:20.
42-vjeçari kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar automjetin e tyre.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i tij.