Shkatërrohen qindra fidanë bliri në Tropojë (FOTO LAJM)

Kreu i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi ka denoncuar në Facebook shkatërrimin e fidanëve të plirit të mbjella përgjatë aksit rrugor Cërrnicë -Bujan.

Byberi ka dënuar veprimin dhe ka kërkuar nga organet ligjzbatuese të identifikojnë personat që kanë shkatërruar pemët e mbjella nga bashkia.

Meszhi i plotë i kreut të Bashkisë Tropojë, në Facebook:

E paprecedent‼️

Qindra fidane bliri të mbjella nga Bashkia Tropojë në aksin rrugore Cërrnicë -Bujan  janë shkatërruar.

Fuqia e paaftësis për tu faktorizuar nuk është argument ky kategorizëm njerzish toksik që shkaktojnë masakra të tilla meriton neveri.

Apeloj organet ligjëzbatuese të identifikojnë urgjent këta tipa me zakonin e shkatërrimit gjithashtu kërkoj mbeshtetjen e komunitetit  pasi ruajtja,dhe kujdesi për mjedisin është detyrim moral i të gjithve.

Kjo sjellje harbute, nuk do mbetet pa u ndëshkuar.

Veprime të tilla nuk do jene aspak penges as për mua,as stafin time që të punojmë për Tropojën që duam dhe duhet./albeu.com


Shtuar 2.06.2021 11:02