Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Prokurimeve në ministrinë e Brendshme

Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari është shkarkuar nga detyra. Në vend të saj është komanduar njëra prej drejtuesve të Njësive të Agjencisë, Nertila Mihali.

Nuk dihen ende motivet e largimit të Naqellarit nga kjo detyrë. Ajo drejtonte Agjencinë prej tre vitesh.

Kjo lëvizje vjen pas ndryshimeve të paralajmëruara në radhët e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit nga ana e  Kryeministrit Rama dhe Ministri Çuçi.

Gjatë ditës së djeshme u zyrtarizua largimi i Gjovalin Lokës nga posti i drejtorit për sigurinë publike, si dhe largimi i drejtorit të komisariatit të Kukësit Alban Çela.